Organizata IDEA organizon Marsh solidarizues

Organizata IDEA organizon Marsh solidarizues

Organizata Kosovare IDEA, me 15 korrik do të realizoj marshin solidarizues për viktimat ushtarake gjatë puçit qytetar vitin e kaluar në Turqi. Marshi do të udhëhiqet nën parimin “Solidarizim për demokracinë”

Më poshtë e gjeni dhe kumtesën zyrtare nga Organizata:

“Përshëndetje,

Të nderuar kolegë, edhe ju jeni në dijeni për 15 korrikun e vitit 2016, gjegjësisht për tentim puçin e dështuar ushtarak. Andaj si organizatë do të realizojmë parakalim, ku synohet shprehja e solidarizimit me popullin turk në përvjetorin e tentimit puçit ushtarak të datës 15 korrik 2016 në Turqi. Në kuadër të aktivitetit do të realizohet një fjalim në tri gjuhë (Shqip, Boshnjakisht dhe Turqisht), ku do të përcillen mesazhe për ruajtjen e paqes dhe forcimin demokracisë gjithnjë duke qenë në fokus respekti i sovranit, pra popullit.
1. Me 14 korrik 2017, në ora 21:45, si qytetarë të Komunës së Prizrenit, do të realizojmë ecje kolektive nga sheshi Shatërvan deri në objektin e Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren.
2. Me 15 korrik 2017, në ora 17:00, si pjesëtarë të shoqërisë civile do të realizojmë ecje kolektive nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nisja për Prishtinë do të bëhet në ora 14:00 nga stacioni i autobusëve.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *