Mbarojnë me sukses Trajnimet për edukim joformal me grate nga rajoni i Pollogut nga organizata Multikultura

Mbarojnë me sukses Trajnimet për edukim joformal me grate nga rajoni i Pollogut nga organizata Multikultura

Organizata Multikultura nga Tetova, e cila operon në rajon më tepër se 17 vjet, me sukses ka përfunduar trajnimin joformal për gra të minoriteteve etnike nga rajoni i Pollogut.

Nga organizata Multikultura kumtojnë:

“Mbarojnë me sukses Trajnimet për edukim joformal me grate nga rajoni i Pollogut. Në saje të projektit “Platforma për ndërmarrësi të grupeve të minoritetit ekonomik dhe social”, e cila është e implementuar nga Vocational and Educational Training Center në partneritet me Multikultura, Qendra Maqedonase për Zhvillimin e Shoqërive Civile dhe Qendrës së Komunitetit Rom, me sukses kanë përfunduar tre lloje kursesh:  

– Gjuhë maqedonase
– Gjuhë angleze
– Aftësi administrimi, kontabiliteti, biznes plani dhe menaxhment 

Këto kurse janë organizuar tre muaj rrjesh, nga Multikultura në këto trajnime kanë marrë pjesë 40 gra nga rajoni i Pollogut. Pjesmarrëset e kursit janë ndarë të lumtura dhe të kënaqura nga gjithë organizmi i kurseve dhe i konsiderojn këto kurse si një mundësi shumë e mirë ku mund të pqrvetësojnë aftësitë e gjuhëve të huaja ose aftësitë e administrimit, kontabilitetit, biznes planit dhe menaxhmentit, e cila do ju kontriboj edhe në përmirsimin shaseve të tyre për të hyrë në tregun e punës. Në fund të trajnimeve, çdonjëra nga pjesmarrëset ka marrë edhe një certifikatë përkatëse.

Objektiva e përgjithshme e këtij projekti është përforcimi i nivelit ekonoomik dhe social të integrimit të grave të papunsuara nga minoretetet etnike. 

“Platforma për ndërmarrësi të grupeve të minoritetit ekonomik dhe social” është e financuar nga Unioni Evropian – Programi operativ për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007 – 2013 (IPA komponenta IV).”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *