Nëse janë lexuar në tableta, kompjutera apo në një kapak të hollë të njollosur, nuk ka shumë rëndësi.
Librat mund të kenë një ndikim shumë të madh te ne. Këto janë a librat që kanë influencuar katër njerëzit më të shquar në botë.
Në vijim lista e librave.
Mark Zuckenberg, themelues dhe drejtues i Facebook
Ju mbase mund të prisni që mbreti i teknologjisë nuk do kthehet pas në epoken klasike, por libri i tij i preferuar është “Aeneid” nga Virgjili madje shpesh herë ai përdor dhe shprehje nga vepra.
Donald Trump, President i SHBA
“Fuqia e mendimit pozitiv” nga Norman Vincent Peale është libri nga i cili është motivuar presidenti Trump.
Ndërsa presidenti Trump ka cituar Biblën si librin e tij të preferuar, ai ka theksuar në mënyrë të përsëritur se vëllimi i 1952-shit ka pasur një ndikim të madh tek ai dhe babai i tij.
Bill Gates, themelues i Microsoft
“The Better Angels of Our Nature”, nga Steven Pinker “ .Libri është për dhunën por paraqet një tablotë shquar ku tregon se bota ka evoluar me kalimin e kohës që të jetë një vend më pak i dhunshëm se më parë”- ka thënë Gates në blogun e tij. “Ofron një prespektivë të vërtetë se si duhen arritur rezultate pozitive në botë”.
Malala Yousafzai, aktiviste për të drejtat e gruas, më e reja që ka marrë çmimin Nobel.
Yousafzai, arriti të tërhiqte gjithë vëmendjen e botës, kur në moshen 15-vjeçare u qëllua nga një Taliban për punën e saj. Malala është shprehur se “Alkimisti” nga Paulo Coehlo është një vepër inspiruese për të.