Cristiano Ronaldo do të luajë në finalen e Super Kupës së Spanjës. Sulmuesi i Reali të Madridit do të jetë titullarë në finalen e 13 Gushtit në Camp Nou përballë Barcelonës. Nisur nga ky fakt shuen dhe zërat që e shihnin atë larg kampionëve të spanjës. Momentalisht portugezi ndodhet me pushime për shkak të nje sezoni të mbingarkuar, por edhe të sukseshëm. Në axhendën e sulmuesit janë parashkuar dhe disa vizite mjekësore, thjeshtë një proces rutine, pasi 32-vjecari gezon formë të mirë fizike. Ndërkohë që klubi “Los Blancos” ndodhet në SHBA aty ku dhe po zhvillon fazën përgatitore. Do të ketë një “El Clasicco” në turneun e International Champions Cup.
Drejtuesit e këtij kompeticioni e kishin kërkuar me ngulm një miqësore mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, por Messi përballë nuk do te ketë Ronaldon, pasi ky i fundit është me pushime, dueli mes tyre do të zhvillohet me 13 Gusht. Ndërkohë katër herë fituesit i “Topit të Artë” do të mungojë një tjetër finale, atë të Super Kupës së Europës, përballë Man.United. Kjo përballje do të zhvillohet në Shkup. Duket se tekniku i skuadrës merenges, Zinedine Zidane kërkon të mos e shfrytëzojë shumë sulmuesin e tij më të mirë, pa nisur ende mirë sezoni, në mënyrë që ylli portugez të ketë rikuperuar plotësisht energjit e tij dhe të mundë të jetë në 100% të formës së tij më të mirë fizike në sezonin e ri të La Liga./Spuersport/