International Champions Cup, sjellë një tjetër përballje interesante, të dy gjigandëve të futbollit europian, Bayerni Munihut-Arsenal. Në mendjen e “Topcinjve” të Londrës ka vetëm një mision, të hakamerren ndaj bavarezve, për atë humbje të thellë që i shkaktuan në Champions League. Tekniku i kampionëve të gjermanisë, ka në dispozicion disa prej titullarëve, sic janë Robert Lewandowski, Thomas Muller si dhe Mats Humels. Të gatshëm do të jenë edhe dy transferimet e kryera së fundmi, James Rodriguez dhe Corentin Tolisso. Nuk do të jenë pjesë e këtij dueli, Joshua Kimmich, Sebastian Rudy, Niklas Sule dhe Arturo Vidal, të cilët për shkak të angazhimeve më kombëtaret e tyre, në Kupën e Konfederatës dhe Europianit U-21. Këta futbollistë janë me pushime.
Optimizëm ka dhe në kampin e e Arsenal. “Topcinjtë” e Londrës kanë zhvilluar disa takimë miqësore në Sidney të Australisë. Alexis Sanchez nuk i është bashkuar dot grupit, ndërkohë që blerja më e rë e klubit londinez Alexandre Lacazette është gati të japë kontributin e tij, së bashku me pjesën tjetër të lojtarve sic janë Mezut Ozil, Aron Ramsey dhe Oliver Giroud.
Bayerni i Mynihut vjen më një bilanc pozitiv në takimet e zhvilluara kundër Arsenal. 10 gola kanë pësuar “Topcinjtë e Londrës” nga ana e bavarezve. Këta të fundit duket e kanë shndërruar Arsenalin në viktimën e tyre të preferuar. Takimi do të luhet në Kinë, në Shangai Stadium dhe të gjithë të apasionuarit e futbollit, por edhe tifozët e të dy skuadrave do të kenë mundësi ta ndjekin live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport 2, në orën 13:20./Supersport/