Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka ngushlluar familjen Mehmedi për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi. Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare. Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Mehmedi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit nga një smundje e rënd.
Mehmedi punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.
Pas luftës punoi redaktor në Radiotelevizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.