- Më 29 korrik 2017 për herë të pestë Thaiboksierët nga e gjithë bota do të vijnë në Kosovë, Prishtinë jo për të fituar ndonjë titull, por për të qenë pjesë e një mbrëmjeje bamirësie që e organizojnë dy shqiptarë, Mustaf Kicaj dhe Evren Dalipi.
Që nga viti 2013 deri në 2016, Mustaf Kicaj kishte mbledh 50.000 franga zvicerane dhe i kishte dedikuar të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër „Krebsliga”.
Më 29 korrik kampioni i katërfishtë botërorë, Mustaf Kicaj, njëherësh themeluesi i shkollës për Thaibox, “Musti Gym”, në Bashkpunim më Djaloshin nga Shkupi, Evren Dalipi kanë mbledhur boksierë të klasit botërorë.
Përveç kësaj, Kicaj dhe Dalipi kan plane më të mëdha këtë vite. Në Kosovë në Palestrën sportive Pallati i Rinisë në Prishtinë ku dhe do të mbahet organizimi shpresojmë do të jetë e mbushur dhe të paktën shpresojmë të mbledhim një shumë të konsiderueshme të hollash.
Arsyeja e kësaj mbrëmje humanitare është që me të hollat që do mblidhen ti ndajmë në 2 pjesë, për fëmijë të sëmur dhe tjetra për fëmijët jetim.
Ata shpresojnë se edhe të tjerët do të mbështesin idenë e tyre dhe të organizojnë ngjarje të karakterit të tillë.
Më 29 korrik do të zhvillohen rreth 30 meçe në Kosovë.
Janë veçanërisht krenar Mustaf Kicaj dhe Evren Dalipi për taiboksierët nga vendet e huaja të cilët do të ngjiten në ringun e Prishtinës.
Një tjetër përballje do të jetë ku atë mbramje do vijnë shumë Emra të njohur të Boxit dhe Kickboxit
Kicaj dhe Dalipi ftojn dashamirët e Sporteve luftarake që të vijnë në këtë gala mbrëmje bamirësie, ngase me prezencën e tyre nuk do të shikojnë vetëm spektakël boksi, por edhe do të ndihmojnë të gjithë fëmijët e sëmur dhe jetimë.
Gjithë ata që dojn të ndihmojnë munden të kontribuojnë në Credit Suisse Bank CH41 0483 5150 4281 9100 2 Shoqata Benefiz Event SWIFT/BIC code: CRESCHZZ80A
Biletat për mbrëmjen e 29 Korrikut “ ICF -International Charity Fights” tashmë janë në dispozicion në vlerë prej 2euro deri në 40euro varësisht ku do të uleni.
Me Respekt Mustaf Kicaj dhe Evren Dalipi./antpress/