Konkurs për gazetar dhe redaktor

KONKURS

Mediat on-line medial.mk dhe post.mk shpallin konkurs për vendet e punës:

  1. Gazetar sporti
  2. Gazetar
  3. Gazetar-redaktor

Kushtet:

Kandidatët për vendin e punës Gazetar sporti, Gazetar dhe Gazetar-redaktor, është e nevojshme të kenë përvojë pune nga sfera e gazetarisë, të kenë njohuri të shkëlqyeshme të këtyre gjuhëve dhe drejtshkrimet e tyre: gjuha shqipe, maqedonase dhe angleze, të jenë entuziastë dhe të përkushtuar në punën e gazetarisë.

Obligimet dhe përgjegjësitë:

Gazetar sporti: Sigurimi i informatave dhe të dhënave nga terreni; përgatitja e hulumtimeve, video reportazheve, intervistave dhe të produkteve të tjera mediatike nga sfera e sportit.

Gazetar: Sigurimi i informatave dhe të dhënave nga terreni; përgatitja e hulumtimeve, video reportazheve, intervistave dhe të produkteve të tjera mediatike.

Gazetar-redaktor: Sigurimi i informatave dhe të dhënave nga terreni; përgatitja e hulumtimeve, video reportazheve, intervistave dhe të produkteve të tjera mediatike. Mbikëqyrja e punës së gazetarëve të tjerë, kontrollimi i teksteve dhe redaktimi i tyre, publikimi i të njëjtave në on-line mediat, si dhe planifikimi dhe ndarja e obligimeve pune të gazetarëve.

Ofrojmë kushte të barabarta në punësim, me çfarë i inkurajojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit.

Aplikimi:

Fotografinë dhe CV-në Tuaj na dërgoni në këtë e-mail: jobs@post.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *