KONKURS
Mediat on-line medial.mk dhe post.mk shpallin konkurs për vendet e punës:
- Mjeshtër i zërit
Kushtet:
Për pozitën Mjeshtër i zërit, pos njohurive profesionale, nevojitet edhe përvojë paraprake pune.
Obligimet dhe përgjegjësitë:
Do të kujdeset për tonin brenda studios dhe jashtë saj, për muzikën që do të përdoret për nevojat e shtëpisë mediatike dhe të klientëve dhe do ta monitorojë punën në lidhje me titullin dhe tonin. I njëjti duhet të përkujdeset për muzikën e kronikave, lajmeve, dokumentarëve dhe emisioneve të tjera, ndërsa do të duhet edhe vet të kompozojë muzikë origjinale sipas nevojës së redaksisë dhe shtëpisë mediatike.
Ofrojmë kushte të barabarta në punësim, me çfarë i inkurajojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit.
Aplikimi:
CV-në Tuaj na dërgoni në këtë e-mail: jobs@post.mk