Nga Capri në Bangkok: Vajzat e showbiz-it shqiptar nuk i ndahen të kuqes

E kuqja vërtet çmend dhe demin, pse jo moderatoret tona?

Pas shpalljes së fejesës me avokatin nga Zvicra dhe lajmit se do të hiqte dorë nga emisioni i saj në Tv Klan, Floriana Garo vendosi të marrë disa ditë pushim. Moderatorja ka zgjedhur të relaksohet në Tajlandën e largët dhe specifikisht në Bangkok. Në foton e postuar në Instagram, ajo është duke marrë rreze buzë pishinës, veshur me një trupore të kuqe, me të çara të shumta paralele.
Një tjetër vajzë showbiz-i që i ka qëndruar besnike të kuqes është Marina Vjollca, e cila gjithashtu është me pushime. Ajo dhe “burri” i saj, Getoari, kanë zgjedhur Capri-n për të kaluar disa ditë nën diell. Ajo ka zgjedhur një palë rroba banje të flakta që bëhen fustan sipas dëshirës, me një zgjatim në pjesën e poshtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *