Vëmë bast? Edhe ju i keni thënë këto ankesa në vendin e punës

Vëmë bast? Edhe ju i keni thënë këto ankesa në vendin e punës

Dikush që ankohet, është gjithmonë ATY!
Nuk ka shumë gjasa që në ambientin tonë të punës, të kemi dikë që nuk ankohet, pothuajse për çdo gjë që  ndodh në zyrë. Dhe sado që përpiqemi t’i shmangemi momenteve të tilla, fjalitë ikonë të çdo të pakënaquri janë ngulitur një herë e përgjithmonë në trurin tonë.  Aq më tepër kur të duhet patjetër të punosh në grup.
Por gjithsesi, nëse do të donit t’i bënit kolegëve një nder shumë të madh merrni përgjegjësitë tuaja dhe ndryshoni. Edhe nëse qëllon të kaloni ditën më të keqe tuajën, kujtoni se askujt nuk i duhet energji negative. Dhe për ta bër këtë, duhet t’ja nisni nga rregulli numër një: Harroni këto 4 fjali!

1- “Nuk ishte faji im”

Nuk ka gjë më bezdisëse sesa dikush që përpiqet të justifikohet.  Nëse filloni të shmangni atë që vetë keni gatuar duke u përpjekur t’ua hidhni fajin kolegëve, do të bëni figurë të keqe. Çështja nuk është i kujt ka qenë faji, në fund të ditës ajo që flet është puna. Përgjegjshmëria, vetëm kjo do të na nderojë.

2- “Pse ai u ngrit më shpejt në detyre kur unë kam një shekull këtu?”

Ok, është pak zhgënjyese kur të tjerët promovohen më shpejt se ty, pasi ndihet i lënë pas dore. Gjithsesi ky konstatim nuk do t’ju zgjidhë gjë. Përkundrazi, do të dukeni aspak profesional dhe kolegët nuk do të duan ta dëgjojnë më këtë.  Punoni në heshtje dhe progresi do të vijë sa hap e mbyll sytë.

3- “Ti je i vetmi që më ke ndihmuar në këtë vend”

Kjo fjali mund të tingëllojë si kompliment,  por ata me të cilët punon e përkthejnë ndryshe dhe me të drejtë. Tregon se je mendje mbyllur dhe përpiqesh të fshihesh pas dikujt. Sigurisht, që duhet të tregoheni mirënjohës ndaj atyre që iu kanë ndihmuar të përmirësoheni, por gjithmonë duhet të ruani masën. Nëse e teproni, do t’ju shohin me sy tjetër.

4- “Nëse këta do të më vlerësonin vërtetë, do paguhesha siç paguhet shoku im”

Ka shumë gjasa që kolegët e tu se kanë me shumë dëshirë t’ju dëgjojnë tek ankoheni për kompaninë. Edhe nëse ata janë dakord me çfarë ju po thoni, nuk është mirë të bëni të tilla deklarata. Pastaj, kjo frazë më shumë tregon se problemi qendron tek ju se sa tek vendi juaj i punës. Ajo ç’ka do t’ju nderonte është se në vend që të pëshpërisni nëpër zyrë, dilini përballë shefit dhe thuaja, duke e parë drejt e në sy!
Burimi: Business Insider/anabel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *