Forbes: Shqipëria destinacioni më i lirë në botë për turizëm

Revista amerikane sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për vitin 2017.

Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për vitin 2017. Jo vetëm brigjet, sitet arkeologjike por edhe objektet e komunizmit të kthyera tashëm në art janë disa elementë që tërheqin turistët duke e shndërruar vendin tonë një destinacion të duhur për të pushuar.

Sipas revistës amerikane Shqipëria cilësohet si vendi më i përballueshëm në të gjitha zonat ku mbërrin dollari nga Vietnami në Las Vegas .

“Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdo kush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi”, citohet në shkrim.

Revista amerikane sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për 2017.

“Me plazhe fantastike, duke përfshirë edhe portin e Sarandës, Shqipëria i jep mundësi vizitorëve të shijojnë ujërat mesdhetare me çmime të arsyeshme. Akomodomi varion nga 5 dollarë për person por edhe shëtitjet në det janë të arsyeshme. Duke mos harruar edhe sitet historike përreth Shqipërisë ku hyrja është falas por edhe çmimet janë shumë të ulta 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Europës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë” shkruan revista.

Një renditje e tillë e revistës vjen pikërisht kur Shqipëria është në pikun e sezonit turistik, ku gjenden me mijëra turistë të cilët shijojnë brigjet, malet, sitet kulturore dhe çdo gjë. Po ashtu edhe një raport i Eurostat, shkruan revista e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku çmimet në restorante dhe hotele janë më të lirat. Revista ndër të tjera cilëson se edhe elementët e epokës komuniste të shndërruara në art janë elementë që shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion të duhur për të pushuar “E shkuara komuniste është një pjesë e rëndësishme çka tërheqë turistët në Shqipëri. Shumë ndërtesa që i përkisnin regjimit janë shndërruar në vende turistike të cilat vizitohen nga turistët por edhe nga të rinjtë që e njohin shumë pak kohën para viteve 90. Muzeu ‘Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art i cili ndodhet në periferi të kryeqytetit janë disa nga destinacionet që të ofron Shqipëria,” shkruan revista.

Edhe më herët shumë revista të njohura e kanë renditur vendin tonë si një nga destinacionet kryesore në botë që duhen vizituar Shqipëria ka marrë më herët edhe vlerësimin e CNN si një prej 17 destinacioneve globale që nuk duhen humbur në 2017-tën, në një kohë kur lista përfshin edhe vendet e tjera të njohura si SHBA, Kanada, Francë, Danimarkë dhe Australi.

Burimi: Kult Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *