Artikulli tregon për jetën e këngëtares 21 vjeçare dhe familjes së saj, qysh kur ishte fëmijë, fillimet e karrierës në Londër, e deri suksesin të cilin është duke e shënuar në botë aktualisht, përcjellë KultPlus.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon sukseset e saj në arenën ndërkombëtare. Revista e njohur amerikane “Rolling Stone” së fundmi ka publikuar një shkrim, ku flet për Dua Lipën dhe sukseset e saj.
“Pas jetesës në Kosovë dhe përfundimit të një lidhjeje jo të mirë, Dua Lipa është e gatshme të kërkoj titullin e mbretëreshës së popit në vendin e saj. Balada e saj pikëlluese “Scared to Be Lonely” në muajin qershor ka tejkaluar 300 milionë shikime në Spotify dhe ajo ka arritur në top dhjetëshen e këngëve më të dëgjuara në vende të ndryshme të botës. “Është e madhe dhe me të vërtetë emocionuese” , na tregon ajo. Lexoni historinë e plotë në RollingStone, kështu paralajmëron në rrjete sociale artikullin kushtuar Dua Lipës “Rolling Stone”.
Artikulli tregon për jetën e këngëtares 21 vjeçare dhe familjes së saj, qysh kur ishte fëmijë, fillimet e karrierës në Londër, e deri suksesin të cilin është duke e shënuar në botë aktualisht.
“Dua Lipa është e bija e një çifti imigrantësh shqiptarë, të cilët braktisën Kosovën në vitet 90’ për shkak të gjendjes politike në atë kohë, por të cilët gjithmonë donin të ktheheshin sërish në vendlindje. Ata u kthyen në kohën kur Kosova u pavarësua nga Serbia, ku në atë kohë Dua ishte vetëm 11 vjeçare, por pas katër vitesh ajo i bindi prindërit e saj që ta lejonin të kthehej e vetme në Londër, thuhet tutje në këtë artikull.
“Më tej “Rolling Stone” flet në detaje për fillimet e karrierës së Dua Lipës, videot e saj të para të publikuara në YouTube, fillimin e bashkëpunimit me Ben Mawson, menaxherin e këngëtares së njohur amerikane Lana Del Rey.
Dua Lipa për “Rollin Stone” ka treguar se këngët e saj kanë të bëjnë me jetën e saj. “Hotter Than Hell” është këngë që i kushtohet një lidhjeje të përfunduar që ajo e ka pasur, “Mwah” ka të bëjë me kohën kur Dua ishte modele dhe një agjent i modelimit i kishte kërkuar asaj të humbiste peshë.
Dua Lipa për fund tregon se i është afruar krijimit të një karakteri të fortë dhe me shumë vetëbesim në muzikën që ajo bënë.
Burimi:Kult Plus