Van Hool Maqedoni DOOEL Ilinden, prodhues i mirënjohur i autobusëve belg, i vendosur në Zonën Industriale për Zhvillim Teknologjik – Shkup 2, në Bunarxhik/Ilinden, me kontakt telefoni (02) 551-2851, ka nevojë për punësim të:
TEKNIK PËR MIRËMBAJTJE
Detyrat e punës
- Kryerja e punëve të ndryshme gjatë instalimit dhe mirëmbajtjes së objektit dhe të pajisjes për prodhimtari;
- Kryerja e rregulimeve emergjente të pajisjes për prodhimtari gjatë paraqitjes si dhe rregullime dhe kontrolle të planifikuara parandaluese;
- Kontrolla e nivelit të stoqeve të pjesëve rezervë në depo;
- Detyrat e mbetura të ngjajshme të punës dhe përgjegjësitë;
Aftësitë e nevojshme, njohuritë dhe përvoja
- Obligative shkolla e mesme nga shkencat teknike (drejtimi Elektro/Mekanik);
- Përvojë e mëhershme pune në sektorin për mirëmbajtje në mjedisin prodhues;
- Aftësi për lexim të dokumentacionit teknik;
- Njohje e automatikës, elektrikës, mekanikës, pneumatikës dhe hidraulikës
- Përvojë në punë me mjet manual, elektrikë dhe pneumatikë
- Gatishmëri për punë me ndërrime si dhe intervenim emergjent në rast thirrjeje;
- Liçencë valide për vozitje të pirunerit dhe mjetit motorik do të mirret si përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze do të mirret si përparësi;
Në qoftë se jeni të interesuar aplikoni nëpërmjet www.vanhool.mk, në pjesën e pozitave të hapura për punë.
Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen për intervistë.
Duke dërguar CV-në Tuaj pajtoheni që e njejta të regjistrohet dhe të mbahet në databazën tonë të kandidatëve për një periudhë 12 mujore.
Afati përfundimtar për aplikim është: 15/08/2017
Vetëm aplikimet që do të dërgohen nëpërmjet www.vanhool.mk do të mirren parasysh.