Ky udhëzim është bërë për qëllim që t’u ndihmojmë maturantëve për të aplikuar online në Universitetin “Kirili dhe Metodi”-Shkup.
Shpresojmë që ky udhëzim t’ua lehtësoj regjistrimin dhe ju dëshirojmë suksese në studime.
Për çdo pengesë eventuale gjatë aplikimit mos ngurroni që të na kontaktoni në email-in tonë ose në facebook.Gjithashtu nëse dëshironi edhe ju të merrni pjesë në shërbimin e studentëve jemi të hapur për bashkëpunim.