Beyonce tashmë me statujë prej dylli, por a është çdo gjë në rregull?

Beyonce është bërë me statujë të dyllit në muzeun Madame Tussauds.

Megjithëse statuja e saj është ndërtuar dhe prezantuar gjatë këtyre ditëve, ekspozimi i së njëjtës do të realizohet me fillim nga muaji i shtatorit.
Por, ka diçka që nuk shkon, pasi që polemikat në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë pas fotos së skulpturës që u shpërnda në web.
Versioni prej dylli i këngëtares që është bërë nënë e dy binjakëve prej pak më shumë se një muaji ka një lëkurë shumë të bardhë, komentojnë fansat e Beyonce-s.

Më herët kanë pasur ankesa për punimet e statujave të tyre prej dylli Mariah Carey, Taylor Swift, Kesha, Britney Spears, Lindsay Lohan dhe madje dhe Kate Hudson. Krijuesit e statujës në një deklaratë për shtyp thanë se “Gjithçka është për shkak të efektit të dritave të makinave fotografike”.

 

Beyonce Madame Tussauds Museum Statue

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *