“Miracle” është kënga më e fundit që solli grupi i njohur britanik ColdPlay.
Grupi i mirënjohur Coldplay ka publikuar këngën e re “Miracles (Someone Special)” në bashkëpunim me Big Sean-in. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri “Kaleidoscope EP”.
Kjo këngë transmeton një mesazh motivues për njerëzit e zhgënjyer, duke i bërë ata edhe më motivues drejt sfidave përpara.
Shumë i veçantë është edhe klipi i kësaj kënge, përderisa një nga detajet e tij tërheq syrin dhe vëmendjen e çdo shikuesi shqiptar.
Bëhet fjalë për një nga momentet kur në klip shfaqet një burrë i veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i regjisorit që të shfaq këtë imazh në klip, megjithatë kjo skenë mund të vërehet te minutazha 2:20 e klipit.
/Telegrafi/