Demi pozon, por kritikat nuk kanë të ndalur

Demi Rose ka marrë një vëmendje të madhe kohëve të fundit, për shkak të linjave të saj.

Demi Rose iu drejtua pishinës së mbyllur për të bërë disa shkrepje, që me t’u shpërndarë nëpër rrjetet sociale të saj tërhoqën vëmendjen e fansave të 22-vjeçares.

Por jo të gjithë ishin dashamirës në komentet e tyre. Një pjesë akuzuan modelen britanike, ish të dashurë të Tygas se po mundohet të kopjojë një tjetër ish të këngëtarit; Kylie Jenner.

Ndoshta pa dashur, 22-vjeçarja po kthehet në një rivale për Kardashianet. Madje, ajo para pak kohësh u përfol edhe për një lidhje të mundshme me të dashurin e Kylie Jenner, Tyga-n. Por lidhja nuk u konfirmua asnjëherë, duke qenë se reperi u rikthye sërish te 19-vjeçaren.

Së fundmi, Demi është fotografuar në një bar teksa qëndronte e veshur me rroba banjo, me të cilat ngjasonte tej mase edhe me Kylie Jenner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *