iPhone 8 mund të kushtojë deri në 1100$

Çmimi fillestar apo mesatar i iPhone 8 mund të jetë 1100 dollarë?

Një nga kompanitë e Wall Street beson se paisja e re mobile e dizajnuar nga Apple do të jetë i lansuar dhe në dispozicion për blerje gjatë kësaj vjeshte, ashtu që nuk ka nevojë për brengosje rreth vonesave të mundshme të përfolura.

Një gjë e tillë është e favorshme dhe për atë arsye duhet t’i kemi duart dhe këmbët në top formë, pasi që ajo gjithashtu tingëllon se ndoshta do të duhet të shesim njërën apo të dyjat në mënyrë që t’ia mundësojmë vetes edicionin e radhës të celularëve nga Apple, iPhone 8.

E gjitha kjo sipas JPMorgan, i cili ka publikuar një shënim analisti rreth pasurisë/kosotove nga iPhone 8, në të cilin midis tjerash thuhet se paisja do të del në treg në kohën e paraparë dhe pjesa tjetër i kushtohet çmimit fillestar të shitjes së iPhone 8, i cili pritet të jetë afër 1100 dollarë.

Sa u përket thashethemeve në lidhje me vonesën e publikimi të iPhone 8, thuhet se Apple kalon kohëra të vështira në gjetjen e një mënyre për të integruar një lexues të Touch ID Fingerprint në ekranin e zmadhuar të iPhone 8.

Raportime të tjera sugjerojnë se Apple mundohet që të realizojë dhe të nxjerrë karakteristika dhe veçori të tjera si njohja e fytyrës dhe mbushja me anë të wireless-it, të cilat do të funksionojnë në mënyrë të përkryer në telefonin e ri. Sipas një spekulimi të tillë, Apple mund të presë deri në dhjetor që më në fund të lëshojë në treg iPhone 8.

Mirëpo, vlen të theksohet se çmimi prej 1100$ në raportin e JPMorgan është një parashikim i çmimit mesatar të shitjes dhe jo etiketa e pritur fillestare e çmimit. Nuk është kontradiktor me thashethemet tjera rreth çmimit, sipas të cilave telefoni do të fillojë të shitet me një çmim prej 999 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *