Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave të Frankofonisë ka përfunduar procesin e seleksionimit të garuesve që participojnë në Lojërat e VIII-ta të Frankofonisë të cilat mbahen, nga 21 deri me 30 korrik 2017, në Abixhan të Bregut të Fildishtë.
Republika e Kosovës në këto Lojëra do të përfaqësohet nga:
- Distria KRASNIQI (xhudo)
- Akil GJAKOVA (xhudo)
- Vijona KRYEZIU (atletikë)
- Musa HAJDARI (atletikë)
- Astrit KRYEZIU (atletikë)
- Armend NIMANI (fotografi)
- Jeta KALAVESHI (pikturë)
Kujtojmë se organizimi i të gjitha procedurave të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në këtë ngjarje kulturore dhe sportive është bërë nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në koordinimin direkt të Përgjegjësit kombëtar të Lojërave të Frankofonisë z. Arton Ahmetaj njëherit këshilltar politik i Ministrit z. Kujtim Shala.
Arton Ahmetaj do të jetë gjithashtu udhëheqës i delegacionit të Republikës së Kosovës në Abixhan.