Lajme blitz nga La Liga

Crotone - Campionato serie A 2016-2017 Nella foto: FEDERICO CECCHERINI DIFENSORE DEL CROTONE FOTO PIPITAVillarreal troket në dyert e Crotones. Drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit Francescho Ceccherini. 25-vjecari ka një kontratë me Crotonen, e cila skadon më 2019. Marrëveshja mes palëve duket shumë pranë finalizimit.

Marcelino Garcia Toral nuk heq dorë nga Santi Mina. Trajneri i Valencia-s e ka shprehur hapur mendimin për sulmuesin 21-vjecar. Toral deklaroi se Santi Mina nuk do të largohet nga skuadra. Spanjolli u transferua nga  radhët e Celta Vigos tek Valencia dy sezone më parë dhe që nga ai  moment minutat që atij i janë vënë në dispozicion kanë qënë të pakta. Pavarësisht këtij fakti duket se dhe dëshira e Santi Mina është të qëndrojë tek Valencia dhe të punojë fort për të siguruar një vend në formacion.

Zinedine Zidane uron Alvaro Moraten për aventurën e tij të re. Tekniku i “Los Blancos” në një intervistë të dhënë i ka uruar sulmuesit suksese tek Chelsea. Më tej francezi deklaroi  vendimi për t’u larguar ishte i 25-vjecarit, gjithsesi Zidane shtoi se dyert e Reali të Madridit do të jenë gjithmonë të hapura për Alvaron.

Barcelona shtyn transferimin e Paulinho për në Janar. Drejtuesit e klubit blaugrana kanë vendosur të rinisin tratativat për transferimin e mesfushorit gjatë merkatos dimërore. Ky nuk është një vendim përfundimtarë, por të paktën për momentin bisedimet për arritjen e marrëveshjes mes palëve  janë pezulluar./SuperSport/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *