Në të kaluarën Wiwibloggs ka propozuar edhe Era Istrefin, Bebe Rexhën dhe Bleona Qeretin për një përfaqësim të tillë.
Wiwibloggs, blogu kryesor që përcjellë Eurovizionin 365 ditë të vitit, ka përpiluar një listë për këngëtarët që do të mund të ishin zgjidhja perfekte për shtetet pjesëmarrëse.
Kritikët nga Wiwibloggs Shqipërinë e shohin në Eurovizion, më së miri, me Elvana Gjatën.
“Elvana, me gjithë famën e saj, asnjëherë nuk ka provuar të hyjë në garën për Eurovizion. Ku i dihet, ndoshta viti 2018-të mund të sjellë ndryshime” shkruan Wiwibloggs.
Në të kaluarën Wiwibloggs ka propozuar edhe Era Istrefin, Bebe Rexhën dhe Bleona Qeretin për një përfaqësim të tillë.
“Ka pak kohë që ajo nxori këngën e re, bashkëpunim me David Guetta. Një talent i zbuluar nga emisionet televizive” vazhdon Wiwibloggs.
Elvana Gjata asnjëherë nuk ka marrë pjesë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, festival ky i cili fituesin e çon drejt e në Eurovizion. Shqipërisë në fakt do ti duhej një pozicion më i mirë në Eurovizion, pasi viteve të fundit shumica e këngëve nuk kanë arritur rezultate të kënaqshme.
/ burimi: KultPlus.com