Empatia është aftësia për të ndier dhe përjetuar jo vetëm emocionet tuaja por edhe të të tjerëve. Njerëzit që posedojnë empati janë mjaft të hapur dhe kursesi paragjykues. Ata pranojnë çdo lloj energjie që i rrethon dhe mu për këtë janë njerëzit që më së shpeshti lëndohen. Ja disa nga shenjat që tregojnë nëse ju jeni empatik ose jo:
1.Nuk ju pëlqejnë turmat
Dihet se turmat përbëhen nga njerëz të ndryshëm, me energji të ndryshme të cilat njerëzit empatikë i përthithin shpejt, prandaj dhe përfundojnë të dërmuar në situata të tilla.
2. Ju pëlqen më tepër të ruani baraspeshën sesa të kërkoni suksesin
Balansi për ju është shumë i rëndësishëm dhe tejet shpresëdhënës, prandaj e kërkoni më shumë sesa suksesin. Majat që të gjithë synojnë t’i arrijnë për ju nuk janë destinacioni kryesor. Ju nuk jeni në këtë jetë për të garuar, por për të ndihmuar të tjerët që t’ia dalin mbanë.
3. Nuk i preferoni qytetet
Qytetet janë vende ku gjithkush vrapon pas diçkaje, prandaj sikurse turmat, ju lodhin shumë dhe përthithin energjinë tuaj. Vendi juaj ideal për të jetuar pa dyshim që është natyra.
4. Ju pëlqejnë lidhjet e afërta
Në këtë botë dinamike, ju arrini që ende të vlerësoni lidhjet mes njerëzve, edhe pse shumë pak njerëz ka që ndajnë të njëjtin qëndrim me ju.
5. Vetmia është e rëndësishme
Ju keni shumë nevojë për kohë në të cilën do të mblidhni energjitë tuaja, prandaj vetmia është mënyra më e mirë për t’u çlodhur. Jo që nuk e pëlqeni shoqërimin me njerëz, por thjesht përfshiheni shumë në emocionet e të tjerëve dhe kjo ju lodh.
6. I urreni bisedat boshe
Sipas jush, bisedat e parëndësishme janë gjithmonë humbje kohe. Juve ju pëlqen të shkoni më thellë se një thashethem apo një bisedë rreth kohës me diell apo me shi. Gjëra të tilla thjesht nuk ju interesojnë.
7. Jeni shumë kreativ
Ju pëlqen që përjetimet tuaja të jenë të shprehura përmes artit. Në këtë mënyrë tregoheni ashtu siç vërtet jeni.
8. Natyra për ju është ilaç
Gjithmonë kur jeni në natyrë, ndiheni të lidhur me të. Kurdoherë ndieni një fuqi që për ju është ilaç për shpirtin. Natyra ju bën të ëndërroni dhe sërish ju kthen me këmbë në tokë. Është thjesht shtëpia juaj!
9. Gjithmoni u shmangeni konflikteve
Për njerëzit si ju, konfliktet janë makth i vërtetë. Ju madje urreni kur të afërmit tuaj mund të kenë mospajtime, sepse vetëm ideja që mbase do të duhet të mbani anën e ndonjërit, për ju është tmerruese…
10. Jeni të përmbushur emocionalisht
Të përjetosh ndjenjat e të tjerëve, nganjëherë është taksë e rëndë për t’u paguar. Por, në rastin më të mirë, ju pasuroni botën tuaj shpirtërore dhe jo vetëm që jeni më të përmbushur, por edhe emocionalisht më të fortë.
Burimi: www.kafepauza.mk