Alban Fetai, është një i ri entuziast nga fshati Çegran i Gostivarit, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Itali. Qe në moshë të hershme ai largohet bashkë me familjen për në Itali duke e parë këtë vend si një dritare për një të ardhme më të mirë. Albani sot është fotograf dhe dizajner grafiku, me arritje të mëdha, në portofolin e tij mund biles edhe të veçohet Certifikata për Adobe Photoshop. Edhe pse larg vendlinjes, ai gjithmonë ëndërron një ditë të kthehet këtu, ku kontributin e tij profesional do ja kushtojë mirëqenjes së shoqërisë tonë. Në intervistë për Bon Zo, Albani shpalos më tepër rreth vetes së tij.
Sa kohe ka qe mereni me fotografi dhe dizajn, si filloi gjithcka?
Pasioni im për fotografinë dhe dizajnin është shumë i motshëm, qe nga fëmirija, gjithmonë kur më jepej mundësia bëja ndonjë fotografi edhe pse atëherë nuk është se kuptoja vlerën e tyre. Sa i përket fotografisë profesionale me të cilëm merem sot, kam filluar që nga viti 2013 kur edhe e kuptova se kjo gjë më përmbush dhe më bën shumë të lumtur. Një fotografi të jep mundësinë të ndalosh kohën dhe kjo është fantastike, kurse sa i përket Photoshopit me atë jam marrë që nga viti 2011.
Pse pikerisht dizajnin? Mbani mend dizajnin e pare qe keni bere?
Dizajni sepse është një mundësi shumë e mirë për të shprehur ndjenjën personale përmes artit, është një botë që të bën të harrosh gjithçka dhe një vend ku asgjë nuk është e pamundur, në dizajn gjithçka mund të realizohet. Kam bërë shumë dizajne deri sot, por padyshim që i mbaj mend fillimet e mia, në ato kohë bëja thjesht fotografi për në faqe të ndyshme në facebook, dizajn coverash dhe të ngjajshme.
Mereni edhe me dizajn edhe me fotografi, nese do duhej te zgjidhni mes ketyre dyjave, cila do ishte ajo?
Është pothuajse e pamundur për mua të zgjedh mes fotografisë dhe dizajnit, sepse ato të dyja janë të ngulitura thellë brenda meje, asjti si nuk mund të veçojmë dhe ndajmë njërën dorë nga dora tjetër, as nuk mund të them për njërën se do e vendosja mbi tjetrën.
Ku e sheh veten ne te ardhmen Albani?
Duke u nisur nga parimi se puna, vullneti dhe dëshira janë rruga drejt arritjes tek gjithçkaja, besoj se duke i’u përkushtuar në maksimum këtij profesioni do të mund sado pak të prek ëndrrat e mia. Në të ardhmen e shoh veten duke punuar fuqishëm në këto dy fusha dhe të arijë të bëj emrin tim të spikatur në këto sfera.
Me cfare po mereni momentalisht?
Përpos dizajnit që e kam si punë primre dhe fotografisë të cilës i përkushtohem më tepër në kohën e lirë, momentalisht jam duke punuar fortë për një film me metrazhë të shkurtër, edhe pse nuk kam përvoja të mëhershme në këtë sferë kam shpresë se do dali diçka interesante.
Na thuaj dicka me teper per filmin e shkurter, cfare teme do trajtoje apo mesazhi qe do percjell dhe kur pritet te lansohet?
Tema e filmit të shkurtër trajton temën e shoqërisë së ngushtë, protagonistët kryesor të ngjarjes janë dy shokë përmes së cilëve edhe tregohet ngjarja në detaje, thelbi i ngjarjes është besnikëria e cila trajtohet si një vlerë që mesa duket ka nisur ti mungoj shoqërisë tonë, prandaj është edhe ideja e krijimi të një filmi që flet për këtë temë. Filmi do jetë gati për publikim diku nga fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit dhe fillimisht insitoj të shfaqet premiera në Kinostudion e Gostivarit, por mundësitë për pjesmarrje nëpër festivale filmi edhe në Kosovë janë shumë të larta.
Cilat jane planet e juaja per te ardhmen?
Si plan primar e kam përfundimin e këtij filmi (qesh). E kam pritur shumë kohë dhe vërtet kam shumë dëshirë që këtë projekt ta sjell në Maqedoni, sepse e konsideroj se një mesazh të këtillë rinia shqiptare e Maqedonisë e ka tejet të nevojshëm. Sa u përket planeve afatgjate, janë të shumta dhe kërkojnë shumë punë, por padyshim suksesi është qëllimi drejt të cilit udhëtoj.