Më 5 shtator 2017, në Galerinë Kombëtare në Maqedoni do të mbahet ekspozitë nga fotografja Mimoza Veliu.
Mimoza Veliu është fotografe dhe kuratore shqiptare nga Maqedonia. Ajo jeton dhe vepron në Berlin.
Në studion dhe galerinë e saj JAMMIN ajo ndërlidh në një koncept të përbashkët fotografinë komerciale dhe artistike.
Përveç në Berlin, ajo ka ekspozuar edhe në Vjenë, Nju Jork, Mynih, Tiranë, Prishtinë etj. Në vitin 2008, Mimoza fitoi çmimin e parë për Fotografi-Artistike nga Galeria Kombëtare e Kosovës.