Era Istrefi bashkëpunon me koreografin e njohur të Beyonce-s

Këngëtarja shqiptare, tashmë e njohur edhe ndërkombëtarisht, Era Istrefi, është e mbështetur nga një ekip professional, të cilit i shtohet edhe koreografi që ka punuar me yjet më të mëdha botërore.

Koreografi personal i Beyonces ndodhet në Prishtinë bashkë me Faton Shoshin, menaxherin e Erës.

Megjithatë, qëndrimi i tij në Kosovë ka qëllim tjetër, ai është atje për të bashkëpunuar me Era Istrefin.

 

“Koreografi ka ardhur në Prishtinë për të punuar me Erën për festivalin në të cilin ajo do të performojë në Rusi”.

Poashtu, bashkëpunimi i tyre duket se do të vazhdojë edhe më tutje , madje edhe për klipin e ri që do të vijë shumë shpejt. Për një gjë jemi të sigurt: pas ushtrimit me Chris, Era nuk do të njohë më konkurrencë!

Që prej vitit 2009, Grant ka qenë pjesë e stafit të Beyonce-s dhe në 2013-n mori “frenat” e koreografive dhe është përgjegjës për një sërë lëvizjesh, përfshirë këtu “Run the World”, “Drunk in Love”, “Flawless” apo “Formation”. Nga ana tjetër, Chris mban “firmën” e performancave “live” të artistes, si në turneun “Mrs Carter Show” edhe në “Formation World Tour”.

Përveç Beyonce-s dhe tanimë Erës, koreografi ka punuar edhe me personalitete tjera të shquara të muzikës si Jennifer Lopez, si dhe është fitues i çmimit MTV Award Winning Choreographer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *