Google ndryshon faqen kryesore për herë të parë që nga viti 1996

Faqja kryesore e Google, e thjeshtë, vetëm me logon dhe një kuti të vetme kërkimi në një background të bardhë pritet të pësojë ndryshim radikal për herë të parë që nga lansimi më 1996.

Faqja e personalizuar me informacione, do të bëhet pjesë e eksperiencës kryesore ‘desktop’ në të ardhmen e afërt, njofton Guardian.

Të mërkurën Google njoftoi se është duke bërë ndryshime në faqe, duke përdorur “algoritmet e avancuar” të kompanisë.

Zëvendës president i inxhinierisë në Google, Shashi Thakur tha: “Do të shihni letra me gjëra si pikat kryesore në sport, lajmet kryesore, videot më të shikuara, muzikat e reja, historitë për të lexuar dhe më shumë”.

Kjo i bie se, faqja e Google nuk do të bazohet në atë se çfarë keni kërkuar, por gjithashtu në atë se çfarë është në trend në zonën tuaj dhe përreth botës.

Google tha se faqja e re do të lançohet në SHBA menjëherë dhe në mbarë botën pas disa javëve. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *