I urreni klasikët? Nuk jeni të vetmit. Ja 3 librat më të urryer në kohën e tyre

Të gjithë kemi qenë të detyruar të lexojmë libra në shkollë, disa prej të cilëve, edhe pse të cilësuar klasikë, i kemi urryer ose më së paku mezi i kemi shtyrë. Mos u çudisni, por shumë prej librave që tashmë janë në listën e leximit të detyruar në shkollat e vendeve të ndryshme të botës janë urryer edhe nga kritikët kur u publikuan fillimisht.

1. “Më e mira e botëve” – Aldous Huxley

Historia që njohim:
Ky është rrëfimi i Huxley i vitit 1932 mbi të ardhmen e përqendruar të droga e seksi; ku e para shihej si mënyrë për të luftuar depresionin.

Si u prit:
Kritika e shkatërroi dhe vetëm ca qindra kopje u arritën të shiteshin. Njerëzit mesa duket nuk e pëlqyen vizionin e shkrimtarit për të ardhmen. Edhe shkrimtarët e tjerë futuristë e injoruan plotësisht.
Por, qesh mirë kush qesh i fundit. Që atëherë, Më e mira e botëve është kthyer në një nga librat më influencues të shekullit të 20-të dhe autori i saj një nga shkrimtarët më të respektuar në planet.

 

2. “Vilet e zemërimit” – John Steinbeck

Historia që njohim:
Historia tipike amerikane mbi depresionin e madh.

Si u prit:
Të thuash keq është pak. Përshkrimi i shtresave të varfra amerikane e kampeve refugjate ishte shumë depresive për lexuesit. Jo vetëm kaq, por libri u denoncua si një mal gënjeshtrash. Libri u ndalua dhe censurua në një numër të konsiderueshëm shtetesh në SHBA, përfshirë vendlindjen e Steinbeck.
Vetë autori përfitoi nga mbështetja e Eleanor Roosevelt dhe John Ford dhe eventualisht libri e ndihmoi të fitonte çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1962.

 

3. “Mobi Dik” – Herman Melville

Historia që njohim:
Në ndjekje të balenës…

Si u prit:
Libri ishte një dështim i madh si nga kritika, si nga shitjet. Shumë kritikë e quajtën librin katastrofë dhe të padenjë për botim në masë. Autori vdiq ndërsa libri i tij kishte dalë nga qarkullimi dhe nuk e mori vesh kurrë se sot cilësohet një nga shkrimtarët më të mirë amerikanë, sepse… hej, ai shkroi “Mobi Dik”. /botimeshqip/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *