Princi William dhe Princi Harry do të flasin për herë të parë për nënën e tyre Princeshën Diana në prag të 20 vjetorit të vdekjes së saj tragjike, në një dokumentarë të realizuar nga ITV i Britanisë së Madhe, raporton DailyMail, transmeton Anabel.
Princi William dhe Herry dhanë intervistën më të ndier ndonjëherë, duke kujtuar castet e fundit me të ëmën.
Princat William dhe Harry flasin gjithashtu për tronditjen që përjetuan kur nëna e tyre 36 vjeçare vdiq në vitin 1997, bisedën e fundit telefonike me të nga Parisi, natën kur ajo u vra, dhe hidhërimin që pasoi humbjen e saj.
Kjo telefonatë nuk u shqitet nga mendja. Ata ndihen në faj që, telefonatën e fundit me Lady D- ën, e prenë shkurt sepse donin të luanin me kushërinjtë.
“Do të më mbetet peng gjithë jetën .” , u shpreh Harry dhe shtoi : “Është hera e pare që flasim ne për marrëdhenien me të si nënë. Ka qenë disi e vështirë deri më tani. Është e vështirë.”
Sipas “Dailymail”, kjo është intervista më tronditëse e familjes mbretërore që prej asaj të vitit 1995, kur Dijana pranoi se kishte një lidhje jashtë martese.
William, vëllau i madh, shprehet se mendon cdo ditë për mamanë dhe madje, iu duk se ndjeu praninë e saj gjatë ditës së martesës me Kate Middleton. Kurse Harry thotë se i ndjen ende përqafimet e saj. Eka marrë malli për to.
E përshkruajnë si një mama te përkushtuar plot përkujdesje dhe dhembshuri. Mbi të gjitha si një grua që gjithcka bënte me pasion, prandaj sipas tyre ishte e zonja të bindte miljona njerëz.
“Duket se ka pasur shumë momente të lumtura, shumë të qeshura, ka pasur shumë dashuri, shumë përqafime… është një histori tejet personale që ata tregojnë për jetën me nënën e tyre”.