Gjigandi aziatik Samsung pritet të lansojë smartfonin ‘flagship’ të radhës, Note 8.
Më përpara ishte raportuar se smartfoni do të vinte diku nga vjeshta, por në fakt ata po presin javën e fundit të Gushtit si datën e lansimit.
Rëndësia e datës së lansimit është shumë e madhe, pasi edhe Apple dëshiron të bëjë të njëjtën gjë duke shpejtuar për të hedhur në treg smartfonin e vet më të fundit.
Samsung po përpiqet të përfitojë nga rasti duke e lansuar Note 8-n më përpara Iphone 8.
Note 8 është më shumë se thjesht një smartfon tjetër për Samsung . Ky smartfon vjen pas një skandali mbarëbotëror që ndodhi me Note 7, gjegjësisht me shpërthimet e tyre.
Note 8 pritet të ketë një ekran 6.3-inç, dy kamera mbrapa, një procesor Snapdragon 835, 6GB RAM, 64GB memorje, dhe një bateri 3,300mAh. /albeu.com/