EDHE NJË RISI UNIKE NË FAKULTETIN JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË EVROPËS JUGLINDORE!
Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë së RM-së, në vitin akademik 2017/18 organizon “Trajnim për përgatitjen e provimit të jurisprudencës“.
Ky trajnim paraqet një risi dhe ka për qëllim të mbështesë dhe ndihmojë kandidatët që janë në përgatitje e sipër ose planifikojnë të përgatisin provimin e jurisprudencës. Trajnimi do të organizohet në përputhje me Planprogramin për organizimin e provimit të jurisprudencës të përgatitur nga Ministria e drejtësisë së RM-së dhe do të ndihmojë në finalizimin e profilit të një juristi të suksesshëm, i cili do të jetë në gjendje që në mënyrë të pavarur të bëjë interpretimin e normave juridike dhe zbatimin e tyre në praktikën juridike.
Ky trajnim do të ofrohet për studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit Juridik-UEJL, si edhe për studentët dhe kandidatët e tjerë, të cilët vijnë nga Fakultete juridike të tjera si dhe institucione ku kërkohet provimi i jurisprudencës.
Për më shumë informata na shkruani në: facultyoflaw@seeu.edu.mk