Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, mund të bëjë edhe gjërat më të vogla, por gjithmonë ia del të bjerë në sy.
Kjo ndoshta edhe për faktin që Rita ka një natyrë shumë të hapur dhe është një njëri që të fal gjallëri.
Por nuk mbaron me kaq, sepse Rita ka një stil shumë të veçantë dhe origjinal që e bën atë të shkëlqejë sa herë që shfaqet në publik.
Ylli shqiptar i kushton shumë rendësi dukjes dhe paraqitjes së saj.
Rita së fundmi është përfolur shumë për ndryshimin e stilit të flokëve, gjë që u tha se ajo kishte kopjuar këngëtaren e njohur Jennifer Lopez.
Por kjo gjë po del të jetë aspak e vërtetë.
Për këtë dukje të re duket se këngëtarja është inspiruar nga dikush tjetër.
Në një stil që ngjason në vitet e 90-ta, Rita është inspiruar nga nëna e saj Vera Ora.
E këtë më së miri mund ta vëreni përmes një fotografie që nëna e Ritës ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Vera ka krahasuar një fotografi kur ishte në moshë të re me këtë stil siç është tani Rita.