Xhejn Ostin nuk jeton prej 200 vjetësh, por, siç i thonë, nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi. Madje tashmë britanikët nuk do ta shohin vetëm në kopertinat e librave të saj, por edhe në kartëmonedhat e reja 10 paundëshe.
Ostin bëhet në këtë mënyrë shkrimtarja e parë femër që i dedikohet një kartëmonedhë dhe e treta autore, pas Çarls Dikens dhe Carls Darvin.
Kartëmonedha, e cila do të hyjë në qarkullim më 14 shtator, u bë publike me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së shkrimtares së njohur në moshën 41-vjeçare.
Kartëmonedha paraqet gjithashtu edhe një portret të mbretëreshës Elisabet II, tavolinën e punës të Ostin, shtëpinë e vëllait të saj, që thuhet se ka frymëzuar krijimet e Ostin, si dhe Elizabeth Bennet, heroina më e njohur e saj e librit “Krenari dhe paragjykim”.
Po ashtu, kartëmonedha përfshin një nga citatet e paraqitura në librin e mirënjohur të saj: “Deklaroj se nuk ka kënaqësi më të madhe se leximi”.
Xhejn Ostin lindi në vitin 1775 dhe shkroi disa nga librat klasikë të letërsisë botërore. “Ema” ishte libri i fundit që shkroi para se të vdiste në vitin 1817, me shumë mundësi nga sindroma Addison./botimeshqip/