10 shenjat që tregojnë nëse dikush ka qenë i abuzuar emocionalisht gjatë fëmijërisë.

Gjatë jetës, njerëzit reflektojnë për rrethanat në të cilat kanë kaluar fëmijërinë duke manifestuar kështu sjellje dhe qëndrime të cilat padyshim që burimin e kanë në të kaluarën dhe në raportet familjare.

Të kuptosh se prej nga vjen një njeri, të ndihmon që ta kuptosh më mirë atë dhe sjelljet të cilat për pjesën më të madhe të shoqërisë mund të jenë të paparanueshme. Prandaj, nëse njihni dikë për të cilin dyshoni se mund të ketë qenë i abuzuar në fëmijërinë e tij, pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do t’ju largohen të gjitha dyshimet:

1. Pyesin edhe për gjërat që janë shumë të qarta

Nese keni qenë i abuzuar ndonjëherë, ju do të vazhdoni të keni dyshime gjatë gjithë kohës, madje edhe për gjëra të cilat e dini se janë të sakta. Pyetje të shumta rrothullohen në kokën tuaj.

2. Kërkojnë vazhdimisht falje

Një fëmijë i abuzuar, gjithmonë ka vuajtur nga frika se asgjë nuk arrin ta bëjë siç duhet, prandaj vazhdimisht kërkojnë falje edhe atëherë kur nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ndjenja e dyshimit eksiston gjithmonë!

3. Nuk kanë besim në asgjë

Bota kaotike e një të abuzuari në fëmijërinë e tij, ka bërë që të jetë mosbesues ndaj gjithçkaje. Çdoherë ekziston frika se mund të jenë të tradhëtuar nga të tjerët.

4. Duken shumë të vështirë, por janë shumë të ndjeshëm

Një fëmijëri e vështirë, ka bërë që ata të mësojnë si të mbrohen dhe të jenë të ftohtë me të tjerët. Por, nga ana tjetër vrulli i madh i ndjenjave të përjetuara, ka lënë pasojat e një ndjeshmërie të tepruar.

5. Kanë vështirësi për të marrë vendime

Sa e vështirë mund të jetë vendimmarrja për një individ i cili gjatë gjithë fëmijërisë së tij ka dëgjuar t’i thonë se nuk është mjaftueshëm i mirë?! Një sfidë në vete kjo.

6.Janë shumë të disiplinuar

Të kënaqësh një prind ose kujdestar i cili vazdhimisht ka kërkuar që të gjejë gabimet e tua, padyshim që të shndërron në perfeksionist të pandreqshëm. Të qenët gjithmonë në kohë, i pastër, i mirëorganizuar është kthyer qëllim në vete për të kënaqur të tjerët tashmë.

7.Kanë problem të ruajnë kontaktin me sy

Gjatë një bisede, ka mundësi që këta njerëz të kaplohen nga ankthi deri në atë pikë sa të mos mund ta shohin tjetrin në sy.

8. Nuk mund ta pranojnë një kompliment

Kur dikush u thotë se sa të mrekullueshëm janë, sërish do të kenë dyshime sepse kursesi ata nuk mund ta shohin të mirën te vetja.

9. Janë vazhdimisht të tensionuar

Gjithçka i shqetëson, u pengon dhe u shkakton ankth. Madje edhe gjërat më të imta shkaktojnë nervoziyëm të paparë.

10. Vuajnë nga varshmëritë

Sipas psikologëve, viktimat e abuzimit gjatë fëmijërisë janë më të prirur që në jetët e tyre të krijojnë varshmëri të ndyshme. Shpesh këta njerëz i shohim duke vjedhur, me çrregullime në të ushqyer, konsumim drogërash, alkooli etj./thinkinghumanity/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *