Si ndikon shëtitja këmbëzbathur në plazh, në shëndetin tuaj?

Përveç se të merrni  rreze dielli, të laheni, të relaksoheni dhe të luani , në plazh mund të bëhen dhe shumë aktivitete të tjera si për shembull të ecni këmbëzbathur ne rërë, gurë apo në ujë.

Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme, por dhe e shëndetshme. Në fakt e ashtuquajtura beach walking sjell shumë dobi, të cilat do i zbuloni në këtë artikull.

Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut. Është mire që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shume te larta si për shembull herët ne mëngjes apo në darkë vonë. Por cilat janë te mirat e tjera?

1. Digjni shumë kalori dhe pa shpenzuar asgjë.

2. Ecja në plazh ju ndihmon për te shkarkuar tensionin.

3. Furnizoheni me vitaminë D.

4. Luftoni fryrjen e këmbëve.

5. Mbusheni me energji pozitive dhe ju kthehet humori i mirë./ ikub/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *