Bukuroshja Adrola Dushi ka publikuar ditën e djeshme një foto së bashku me djalin e saj, gjë e cila e ka vënë atë në qendër të kritikave.
Modelja nga Mirdita postoi në Instagramin një foto me Troin e vogël teksa po e puthte në buzë. Dhe mjaftoi kjo që më pas pasuan një lumë komentesh negative në drejtim të saj, duke e cilësuar si të panevojshme që të shprehësh dashurinë për fëmijën në atë formë.
Ajo shkruan se çdo nënë krijon një marrëdhënie me fëmijën e saj ashtu si ata duan, dhe se kjo gjë kurrë sesi nuk mund të ndërtohet mbi një ‘manual’ që mund të japë një psikolog, doktor apo i afërm.
“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika.
Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni”, shkruan Adrola.