Festivali i Strugës, përplot me aktivitete!

Qyteti i Strugës shquhet për aktivitetet kulturore, por kësaj radhe, nga 25 deri me 27 korrik në Strugë do organizohet Festival, ku do të festohet për bukuritë e saja, trashëgiminë kulturore dhe natyrore të qytetit.

Local Development Agency, që njëherit është edhe organizuesi i këtij eventi, i ftojnë Stuganët dhe vizitorët tjerë ti bashkohen festivalit dhe të këaqen bashkë.

“Për Strugën. Strugën tonë. Struganët, Struganet dhe Struganët/et e vegjël. Drinin tonë. Rrugicat tona strugane. Dhe shitoret e njohura strugane. Poezia jonë. Për struganët e njohur nga e kaluara edhe ato të cilët do të vijnë. E lajmërojmë Festivalin Tonë për të gjthë ne. Edicionin e parë e dedikojmë për të gjithë ne nga Struga dhe për të gjithë ato që e duan Strugën tonë. T’i festojmë bukuritë e saj, trashëgiminë kulturore dhe natyrore të saj. Të tregojmë falemnderim për vendlindjen tonë dhe ta ndajmë gëzimin e përkatësisë të Strugës. Të jemi krenarë për Strugën dhe së bashku ta festojmë 25 dhe 27 korrikun!
Fesivali jonë fillon në 25 korrik në ora 11 me kërcim grupor solemn në Drinin e Zi, dhe vazhdon deri në 27 korrik me aktivitete të ndryshme: Përpunim të Mozaikut, Drum circle – Puntori muzikore, Kënd vizatiomr për fëmijë, Fotografi të kapura nga thesari i fshehur, ekspozitë Struga faces & Struga places, diskutime publike dhe video projektime, prezantime të zanateve të vjetra, shoqëri folklorike!
Na ndiqni në FB! Ju mirëpresim!” thonë nga LDA, Strugë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *