Ngjarjet e fundit me ndryshimin e çmimeve për akomodim nëpër hotele dhe hostele në Shkup, i çuan pjestarët e ekipit WeTalkIT, të krijojnë një platformë inovative.
Duke u nisur nga motivi për të përmirsuar imazhin e Shkupit, i cili ishte bërë skandal me ritjen e çmimeve gjatë periudhës kur do të realizohet ndeshja e SuperCup mes Realit të Madridit dhe Manchesterit, entuziastët e bashkësisë WeTalkIT krijuan platformën ku qytetarët e Maqedonisë mund të akomodojnë pa pagesë tifozët e futbollit përgjat periudhës së ndeshjes.
Platforma inovative SuperCupSkopje.com, funksionon në mënyrën që ju mund të logoheni dhe të ofroni akomodim pa pagesë për numrin e caktuar të fansave, duke u loguar dhe ofruar të dhënat e kërkuara. Më pas fansat në të njejtën formë mund t’u gjejnë juve.
Sa do të ndihmoj kjo platformë për përmirsimin e ftyrës së nxirë të Shkupit tek turistët? Kjo ngelet të shihet nga vizitat e tyre në të ardhmen!