Keni punuar me orar të zgjatur? Mos e bëni më!

Nëse keni punuar më parë me orar të zgjatur, mos e bëni më!

Nga një studim i kryer nga Kolegji Universitar i Londrës, u vërtetua se njerëzit që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë 40% më të rrezikuar që të vuajnë nga ritme të çrregullta të zemrës, në krahasim me ata që punojnë 35 deri në 40 orë.

Autorja kryesore e studimit, profesoresha Mika Kivimaki, nga Kolegji Universitar i Londrës, thotë: “Këto rezultate tregojnë se oraret e zgjatura në punë lidhen me një rrezik të lartë të zhvillimit të fibrilacionit atrial, aritmia më e zakonshme kardiake.”

Me siguri e dini se puna me orar të zgjatur, rrit shanset e goditjes në tru, ndërsa përsa i përket problemeve të zemrës, është gjithçka e re. Ka të bëjë me fibrilacionin atrial, kështu quhet problemi i ritmit të zemrës në gjuhë mjekësore. Duke qenë se efektet nuk janë të menjëhershme, shumë persona nuk i besojnë kësaj teorie, por dijeni që pasojat shfaqen më vonë.

Problemi i ritmit të zemrës ose fibrilacioni atrial, prek me miliona njerëz në gjithë botën dhe mund të bëhet edhe më i rrezikshëm kur arrin të shkaktojë goditjen në tru, sulmin në zemër, madje edhe zhvillimin e demencës./konica.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *