Shkrimi i Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Kosovën, botuar në gazetën gjermane “Blic”, shihet nga kryeministri Edi Rama si një hap, qoftë ai dhe i vogël, që hidhet në përpjekje për të kërkuar zgjidhje të problemit jashtë kornizave nacionaliste e toneve të përflakura debatndjellëse.
“Ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët”, shkruan shefi i ekzekutivit në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë të thuhej nga një President i Serbisë një shkrim i këtill si i Aleksandër Vuçiqit: thotë Rama. Kosova, kujton ai, mbetet ashtu siç e artikulon presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!
\insajderi.com