Renato Sanches është i gatshëm që të largohet nga Bayern Munich për të kaluar në Milan
Mesfushori portugez, Renato Sanches dëshiron të luajë më shumë dhe këtë mundësi nuk po e ka në Bayern Munich.
Sanches beson se në Milan do të ishte më e lehtë për të, pasi konkurrenca është më e vogël.
“Milan është një opsion shumë interesant. Nëse vjen mundësia dhe klubet arrijnë marrëveshje, do të doja ta dija”, tha Sanches pas fitores ndaj Chelseat.
“Unë jam i ri dhe duhet të luaj më shumë. Mendoj se shanset për ta bërë këtë janë më të mëdha në Milan se në Bayern”. /Express/