Google është lobuesi më i madh në teknologji

Fakti se shumica e kompanive teknologjike janë të lokalizuara në Luginën e Silikonit, nuk do të thotë se kanë një zë edhe në Washington.

Sipas Aktit të Zbulimit të Lobingjeve, kompanitë si Google, Facebook dhe Amazon shpenzojnë miliona dollar çdo vit duke u përpjekur në mënyrë ligjore të influencojnë ligjvënësit Amerikanë.

Raporti më i fundit nga autoritetet Amerikane zbulon jo vetëm shpenzimet por edhe temat e nxehta dhe shqetësuese për to.

Google konkretisht ka shpenzuar 5.9 milion dollar lobim në tre mujorin e dytë të 2017-ës kryesisht në reklamimin online dhe emigracionin.

Grafiku i paraqitur zbulon sesi ka qenë ecuria e lobimit të Google, Apple, Facebook dhe Amazon në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *