Armando Sadiku ka debutuar me gol në Champions League me skuadrën e tij të re, Legian. Megjithatë, polakët u mundën 3-1 në Kazakistan nga Astana vendase.
Sadiku e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 70 kur rezultati ishte 2-0 në favorin e vendasve.
Menjëherë sulmi i polakëve mori një tjetër ritëm dhe pas 9 minutave nga aktivizimi, sulmuesi i kombëtares sonë arriti të ngushtojë diferencën, duke shënuar golin e parë në karrierën e tij në Champions League.
Një gol shprese për Legian, ku edhe pse u mposht 3-1, do t’i mjaftonte një fitore 2-0 në ndeshjen e kthimit. /Top Channel/