Nokia zbulon aksidentalisht celularin e ri

Pas largimit të shefit ekzekutiv Arto Nummela nga HMD Global, Nokia ka përjetuar edhe një tjetër “goditje”.

Kompania ka zbuluar aksidentalisht telefonin e ri të mençur në uebfaqe.

Fotografia konfirmon spekulimet e deritashme, pasi pajisja e re Nokia 8 ngjan në telefonin Nokia 6.

Thuhet se pajisja do të dalë në shitje më 31 korrik në disa versione ngjyrash dhe do të kushtojë rreth 600 dollarë. /GazetaExpress/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *