Kim Kardashian nuk ka të drejtë të përdorë inicialet e veta, të paktën për produktet kozmetike.
Grimerja e famshme daneze Kirsten Kjaer Weiss e ka paditur Kim, pikërisht për logon e kësaj të fundit “KKW” për produktet kozmetike.
Sipar Weiss kjo logo është duke hutuar klientët, ngaqë është tejet e ngjashme me atë të Kirsten “KW”.
Në padinë e saj, Kirsten ka thënë që Kim e ka bërë këtë logo qëllimisht dhe me tendencë, që të ngatërrohet me linjën e grimeres.
Ajo ka kërkuar nga gjykata që të bllokoj menjëherë Kim nga përdorimi i logos “KKW”, t’i jap përfitimet nga shitja me këtë logo si dhe të paguaj dëmshpërblim.
Ndërsa sipas burimeve të afërta me Kim, është bërë e ditur që ajo ka konsultuar disa avokatë para lansimit të këtij produkti, në mënyrë që të mos bie ndesh me ligjin, shkruan TMZ. /GazetaExpress/