Bronwyn Jones, një ndërkombëtare e cila jeton në Kosovë ka shkruar eksperiencën e saj për Prishtina Insight. Ja disa pjesë të shkëputuara nga shkrimi i saj: Të jeshë grua e zezë në Kosovë.
A ka racizëm në Kosovë? Sigurisht, që po. Por për të përshkruar atë nëpërmjet një botëkuptimi amerikan do të ishte e papërshtatshme, pasi që Kosova është një shoqëri multietnike në mënyrën e vet.
Unë kam qenë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi për shumë vite dhe kanë menduar gjatë dhe të vështirë për historinë dhe çështjen e racës në këtë rajon.
Gratë me ngjyrë që punojnë dhe që jetojnë në Kosovë përballen më ngacmim seksual, shkruan Prishtin Insight.
Mua më kanë përcjellur në hyrje të ndërtesës sime, më kanë ndjekur, rrëmbyer, kishte edhe raste kur njerëz të çuditshëm u përpiqnin të më puthnin.
Çdo grua që unë kam takuar këtu është përballur me këtë gjë. Nuk ka rëndësi ngjyra, përkatësia etnike, kombësia, pavarësisht nëse jemi fetarë apo duke ecur në rrugë më një minifund dhe bluzë të shkurtër. Ky është realiteti ynë.
Sigurisht të qenit një grua e zezë, thekson përvojën. Gratë e zeza shpesh u thuhet se ne jemi të admiruar për ngjyrën tonë të lëkurës apo flokët, por të njëjtën kohë po aq shpesh pyetemi nëse jemi me një burrë lokal, “ai thjesht të do për shkak të vizës” apo, “Ai është me fat, do të marrë vizë së shpejti” apo “si ka mundësi që keni kaq shumë para për të udhëtuar?”
Këto pyetje nuk i pasqyrojnë vetëm supozimet bazuar në racën dhe gruan, por thjesht të qenit i huaj. Gratë e bardha të huaja që njoh unë, janë përballur me pyetje të ngjashme.
Gratë këtu janë kryesisht të objektivizuara si monedhë e shoqërisë që nuk e sheh individualitetin si domosdoshmërish pozitiv.
Pra, të gjithë janë të definuar për një funksion dhe funksioni i një gruaje është thjesht të martohet, të ketë bebe dhe të vazhdojë pastërtinë e familjes.
Martesat janë transaksione.
Pyetja e vërtetë në lidhje me ngacmimin seksual dhe çfarë përfaqëson? Pse ndodh kaq shpesh për të gjithë?
Më shumë se çdo gjë tjetër, është një dinamikë e fuqisë. Ka shumë pak të bëjë me seksin dhe jo me shprehjen e fuqisë dhe kontrollit.
Sfera publike në Kosovë ka ndryshuar me shpejtësi dhe më shumë se gratë e bëjnë veten në sferën publike në jetën e përditshme, aq më problematike bëhet, për shembull, të punojë si kameriere.
Kur erdha për herë të parë në Kosovë, nuk kishte femra apo kameriere.
Nuk njohja asnjë grua që zotëronte restorante apo biznese të tjera. E gjithë kjo ka ndryshuar. Elementet e kësaj shoqërie do të luftojnë këtë proces./Insajderi.com