‘Apple’, mbi 500 milionë dollarë gjobë ndaj një universiteti?

Një gjykatë Amerikane urdhëroi Apple të paguajë 506 milionë dollarë për shkeljen e një patente të Universitetit të Wisconsin duke dyfishuar gjobën e dhënë më parë.

Dyfishimi i gjobës me 272 milionë dollarë të tjera erdhi pasi Apple vijonte të shkelte patentën e teknologjisë së procesorit.

Universiteti paditi në gjykatë Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone.

Teknologjia e zhvilluar nga Universiteti i Wisconsin përmirësonte performancën e procesorëve.

Patenta është licencuar në 1998-ën nga profesori i Universitetit Gurindar Sohi dhe tre studentë të tij.

Apple mohoi akuzat duke thënë se ishin të pavlefshme. Kompania kishte kërkuar nga Zyra Amerikane e Patentave të rishikonte vlefshmërinë e saj një kërkesë e cila ishte refuzuar. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *