Pas Milanit që e shkatërroi 4-0 në miqësoren parasezonale, një tjetër skuadër milaneze ndëshkon Bajernin e Mynihut në turneun veror.
Inter fitoi 2-0 ndaj skuadrës kampione të futbollit gjerman me dy gola të Eder dhe pa një lider në fushë si kapiteni Mauro Ikardi, një rezultat që kënaq trajnerin Spaleti, por gjithashtu tifozët që presin ende shumë nga merkatoja.
Suksesi i pastër ndaj bavarezëve ishte fryt i pastër i lojës dhe modulit të imponuar nga trajneri i Interit dhe dy golat në Singapor përfaqësojnë pikërisht idenë e Spaletit se si duhet të jetë ekipi zikaltër këtë sezon. Të dy rrjetat lindën nga aksione të nisura nga krahët dhe Eder në rastin e parë firmosi gol në krosin e Kandrevës, dhe në pikën tjetër kulmore nga Perishic që mbetet ende me mendjen drejt transferimit në Angli.
Rezultati 2-0 në favor të Interit i bindi tifozët zikaltër, pavarësisht se mbetet ende një hendek i madh mes kësaj skuadre dhe asaj të vitit 2010 ndaj Bajernit, kur futbollisti që shënoi dy gola ishte Diego Milito. Asokohe në lojë ishte Champions e vërtetë dhe jo turneu veror pa shumë prestigj. /Top Channel/