Emina Cunmulaj nuk përmbahet më ndaj Trump-it: Më vjen për të vjellë

Edhe modelja e njohur Emina Çunmulaj duket se është revoltuar me vendimin e presidentit Trump për të mos lejuar transgjinorët në ushtri.

Modelja shqiptare jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gëzon një famë të madhe atje nga profesioni i saj, por edhe nga bashkëshorti, i cili është një biznesmen mjaft i fuqishëm.

Çifti madje kanë qenë të ftuar në ballon presidenciale që u organizua pas betimit të Trump-it si president, në një ceremoni madhështore në Washington DC.

Por kjo në fakt nuk e ka penguar aspak të modelen të japë mendimin e saj, për vendimin e Trump në lidhje me transgjinorët.

Ajo përmes një fotoje të postuar në Instastory, shkruan këto fjalë“Më vjen për të vjellë! Ndihem e sëmurë. Të më falni, por s’mund të rri e heshtur. Ky nuk është presidenti im”.

\revistaclass

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *