Është e vështirë të qëndrosh pozitiv gjithmonë, sepse çdonjëri nga ne i ka ato ditët e këqija kur është i nervozuar qoftë për çelësat e harruar në shtëpi, për vonesën në punë apo për imtësira të tjera. Nuk ka dyshim se gjithçka ndikon në disponimin tonë, por ne megjithatë duhet të ruajmë gjakftohtësinë dhe të mos shpërndajmë energji negative edhe tek të tjerët. Por, më e rëndësishmja është se nuk duhet as të lejojmë që të tjerët të na ngulfasin me negativitetin e tyre sepse në fund të fundit, gjithkush do të marrë atë që meriton, prandaj lëreni që karma të përkujdeset për to!
Apo mos vallë e keni humbur besimin që karma funksionon? Atëherë lexoni thëniet e mëposhtme dhe do të bindeni në të kundërtën!
Herët ose vonë, të gjithë do të ulemi në bankën e pasojave të veprimeve tona!
Ju mund të jeni hakmarrës të mirë, por karma është më e mira!
Disa njerëz vetë krijojnë mjegullat dhe më pas hidhërohen kur fillojnë rreshjet!
Kurrë mos u pendoni për faktin se ishit shumë të mirë me njerëzit e gabuar. Sjellja juaj flet për ju, e tyrja tregon mjaft për ata!
Autobusi nën të cilin ju hedh armiku, do të përmbyset e do t’i shtypë ata në mes të trotuarit!
Karma asnjëherë nuk e humb adresën!
Nëse duhet të zgjidhni mes të qenët të mirë dhe të qenët në të drejtë, zgjedhni të parën dhe kurrë nuk do të gaboni!
Njerëzit që shfrytëzojnë të tjerët si shkallë për t’u ngjitur, një ditë do ta humbin baraspeshën!